Avokatët e Korçës bojkotojnë seancat, për dhunën ndaj Sokol Mëngjesit
Rreth 200 seanca gjyqësore do të pezullohen për 3 ditë, si pasojë e bojkotit të avokatëve në qytetin e Korçës. Arsyet e kësaj vendimmarrje kanë të bëjnë me solidarizimin në raport me rastin e avokatit Sokol Mëngjesi, por jo vetëm.
Gjithashtu bojkoti lidhet me te gjithë problematikën që has avokati në jetën reale. Sidomos në periudhës e reformës së re të drejtësisë dhe hartës së re gjyqësore e cila ka sjellë shtim dhe te veprimtarisë se avokatëve. Ndër kërkesat e avokatëve, ndër to është dhe statusi i avokatit që do të thotë, një status ligjor që ne shume vende te tjera i është dhënë, pra një mbrojtje e veçantë me ligj për avokatin.
@NewsIn.Al