Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeOpinionBallkan pazar, Ballkan hesap...Ballkan politikë...! Hap dosje, mbyll dosje...spiunë që dihen,...

Ballkan pazar, Ballkan hesap…Ballkan politikë…! Hap dosje, mbyll dosje…spiunë që dihen, spiunë që fshihen…/ Ilir Jano

Ballkan pazar, Ballkan hesap…Ballkan politikë…!

Hap dosje, mbyll dosje…spiunë që dihen, spiunë që fshihen…
32 vite kemi që ulërijmë për dosje, kriminelë, hajdutë e të babëzitur, por…
Por ne të gjithë e dimë këtë “por” dhe ngrysemi e gdhihemi me të…
Pse ka njeri që nuk e di se ç’mban ky dhe? Mban kjo tokë shumë dallkaukë…mban me pendë, mban pa pendë…mban të shkundur, mban të zgajdur…mban të rinj, mban të vjetër…mban dhe prodhon, e në prodhimi është e keqja.

Të prodhosh dallkautllëk është e padurueshme dhe kjo nuk ndalet… nuk ndalet, nëse nuk e ke “vrarë” dhe zhdukur këtë gangrenë.

Po e le të zvarritet, ajo shtohet…shtohet dhe detyrohesh ta pranosh e ta gelltitësh…të gëlltitësh përçmimin që ti nuk ju jep atyre, që veç përçmim dhe përbuzje meritojnë…
S’paska gjë më të keqe në botë se sa ti ”dhurosh” buzëqeshje, një fytyre që veç ”rrudha të zhubrosura” ka nën lekurë…fytyra të pafytyra që bëjnë gjithçka dhe përballë tyre, njerëz të kthyer në sardele, që zemërgjërësia e “biznesmenit” i lyen me vaj, për ti konservuar dhe shitur në vetë ata…njerëz që hanë veten…atë copë “njeri” që akoma ju ka mbetur…
Çfarë të bësh…të flesh, apo të bësh sikur zgjohesh kur e di që politikanët të këndojnë ninullën e rradhës për të të tundur djepin…
“Fli”, siç ke fjetur “njeri”…kush zgjohet me urdhër vetëm “si urdhëron” do të thotë gjithë jetën!Ilir Jano

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments