KreuAktualiteti Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë Berishës”: Të doli boja…

 Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë Berishës”: Të doli boja…

 Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë Berishës”: Të doli boja…

Pasi Gjykata e Apelit në Londër la në fuqi shpalljen “non grata” të Sali Berishës në Britani, ish-kryeministri akuzoi Lulzim Bashën për sanksionimin e tij nga Britania e Madhe.

Basha nga ana tjetër i është pë⁸rgjigjur menjëherë këtyre akuzave duke deklaruar se Berisha ka hallin e tij personal dhe po mban “peng” PD-në.

“Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e “Non gratës” nga Britania e Madhe. Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij. Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën”,-shkruan Basha(Rilindja)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit