KreuAktualitetiBashkia Korçë e Devoll në lupën e monitorimit mbi performancën e transparencës...

Bashkia Korçë e Devoll në lupën e monitorimit mbi performancën e transparencës e llogaridhënies

Bashkia Korçë e Devoll në lupën e monitorimit mbi performancën e transparencës e llogaridhënies

Nga Xhensila Mirashi

Për tre vite radhazi, Bashkia e Korçës dhe ajo e Devollit ishin në proces monitorimi nga ekspertët e organizatës PVN Albania mbi zbatueshmërinë e Programit të Transparencës dhe Llogaridhënies. Aksesi i informacionit në website, rrjete socilae, stenda, si edhe informimi me kërkesë ishin disa nga indikatorët ku monitoruesit u mbështetën për të vlerësuar performancën e bashkive.

Në konferencën përmbyllëse kombëtare “Promovimi i Transparencës dhe i të Drejtës për Informim në Pushtetin Vendor” u prezantuan gjetjet e studimit për 20 bashki të monitoruara në rang republike duke vlerësuar situatën aktuale mbi aksesushmërinë e qytetarëve në informacionet publike, proceset vendimarrëse lokale dhe repektimin e tyre për të drejtën për informim përgjithsisht në nivele të ulta. Drejtorja Ekzektutive e PVN Albania, Znj. Oltiana Rama u shpreh se misioni i të gjithëve është kontributi për të rritur nivelin e performancës së transparencës, së drejtës së informimit, si edhe të bëhen të gjitha përpjekjet për të minimizuar korrupsionin në çdo aspekt. Transparenca e llogaridhënia tha ajo janë dy nga elementët më të rëndësishëm të mirëqeverisjes duke patur në fokus rritjen e aksesit në informacion të qytetarëve dhe grupeve të interesit në forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

Zbatimi i ligjit për të drejtën për informim kërkon nga njësitë e qeverisjes vendore përcjelljen e informacionit zyrtar publik në website, të cilët në periudha të ndryshme nuk funksionojnë. Kjo gjë ndodh si pasojë e sulmeve kibernetike, ndryshimi i kompanive të mirëmajtjes etj. Në këtë situatë bashkive ju lind detyra të gjejnë mënyra alternative për shpërndarjen e informacionit si fizikisht në stendë, në informimi me kërkesë dhe online në mediat sociale. Për të siguruar gjithëpërfshirjen e qytetarëve në aksesin për informim, pavarsisht zonës së tyre të banimit apo statusit social e intelektual, kërkohet që informacioni të përcillet në një regjistër gjuhe të kuptueshëm, jo teknik.

Mbajtja e detyrës së Koordinatorit për të Drejtën e Informimit nga i njëjti specialist nëpër bashki, i cili paguhet për një detyrë tjetër dhe në një pjesë të mirë të rasteve formimi profesional nuk përputhet me atë që kërkohet e bën të vështirë realizimin në kohë dhe performancën e duhur kthimin e përgjigjeve të kërkesave për informim. Për kërë arsye, një nga rekomandimet më të rëndësishme të studimit është njohja e pozicionit të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit si detyrë më vete dhe të emërohen specialistë, që kanë të lidhur fushën e studimeve dhe formimin e tyre profesional me komunikimin e median.

Kjo konferencë, e realizuar nga PVN Albania me mështetjen e NED, ishte një pikë takimi e ideve dhe bashkëpunimit, duke bashkuar aktorë nga institucionet lokale, shoqëria civile dhe media për të hapur rrugën drejt një sistemi qeverisës lokal më transparent dhe të përgjegjshëm.

 

Xhensila Mirashi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit