Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiBashkimi Europian ka miratuar 64.5 milionë euro financim për Shqipërinë.

Bashkimi Europian ka miratuar 64.5 milionë euro financim për Shqipërinë.

Qeveria Rama merr “OK”/ LAJM I FUNDIT: BE jep superlajmin për Shqipërinë…

Bashkimi Europian ka miratuar 64.5 milionë euro financim për Shqipërinë.

Me këtë parafinancim, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave të vendit. Pjesa tjetër 34.5 milionë euro në grante dhe hua koncesionare do t’i injektohet drejtpërdrejt WBIF-it (Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato e cilësoi këtë si një tjetët moment të rëndësishëm të vendit në rrugëtimin drejt BE-së

Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE!”, shkruan Gonzato.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments