BASHKIMI problem komunitar apo qeveritar
Greqi 1991 – 2021, ¼ e popullsise shqiptare e shpërngulur këtu.
Shiptarët tashmë pjesë e pandashme e kësaj shoqërie, por akoma në një pjesë të madhe të nënshtruar pasigurisë , kërcënimit të të qënit të përkohshëm, me dokumenta që skadojnë shpejt dhe të huaj andej nga erdhën. Disa u organizuan e të tjerë shpresa në partitë këndej e andej varën, por a arritën vërtet diçka reale, të prekshme?!
A u trajtuan me drejtësi, pa paragjykime?
A u trajtuan me sinqeritet dhe si të barabartë.?
Shteti amë në dukje indifferent, diçka bëri por kur remitancat ranë me të shpejtë veproi apo një modë të re politike përqafoi. U ngritën struktura, forume dhe komisione. Njerëz u punësuan, njerëz zunë pozicione( “Mirëqënja” u rrit e klientela e kënaqur) . Nga matanë kufirit nga një zë kërkonte ti dëgjonte ndaj Shkundi ambasada , shkundi ambasadorë.
Shoqata e shoqëri të përçara, kryeatrë kryeneçë, e aktivista ziliqarë. Të nënshtrojnë njeri tjetrin kanë në plan të parë. Tinzarë e të përdalë që s’lanë kurrë vend për një të mbarë.
Dy e nga dy dhe gjuhën e gjejnë veçse kur kanë diçka për të ndarë.
Mediokriteti në piedestal me tituj kombëtarë, vula pa vlerë në dorë e pa ndjekës ti mbajnë në ballë. Presin nga lart , për një direktivë , një foto me titullarin që gjobën tju fshijnë. Gjobën e turpit se fjalën se mbajnë , shqiptarët në vend ti bashkojnë përditë i ndajnë.
Ison u mban dhe qeveria, me thesin plot me titullarë. Prag zgjedhjesh të tregojë se nuk la njeri pa parë. Intresi imediat apo lehtësia mjaltë , lozin se nga xhepi tyre asgjë nuk harxhojnë, një bashkim sa për sy e faqe të krijojnë. Në i ndjek njeri nuk ka rëndësi, po u zgjodh dirigjenti kush do të lozë do vijë në orkestër përsëri. Njerëzit lëxojnë veç titujt thonë, pse jo dhe kësaj rradhe.
Ministër i ndritur , Qeveri vërtet e madhe.
Ç do qeveri e qeveritar të vijë kollajllëkun e vet do kërkojnë, lehtë të triumfojnë.
Ju që indiferentë e të pakënaqur qëndroni, kthejuni mos prisni as fjalën e as zërin tuaj nga këta tipa ta dëgjoni. Ose ti rrëzonin, ose diçka të re e të ndritur krijoni.
Nestor Dede_ “Zëri i Emigrantit”(2021)
@NewsIn.Al
