KreuAktualitetiBastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit...

Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Pikat e lojërave të fatit janë kthyer sërish në një problem për lagjet e qyteteve shqiptare. Dikur me makina “e kuqe e zezë” në çdo cep pallati, sot bastet vendosen nëpër lokale, përmes celularëve, nën mbrojtjen e të fortëve dhe shpesh edhe të Policisë së Shtetit.

Raportohet se një nga emrat më të fuqishëm që po tenton të hyjë në treg është biznesmeni Besnik Sulaj, i njohur si “Beso i Tajvanit”. Ai ka në pronësi lokalin dhe kazinonë “Tajvani” në Parkun Rinia dhe ka ushtruar aktivitet me licencë kazinoje prej vitesh. Sot, ai po lobon të marrë disa nga licencat për baste online.

Për këtë qëllim është krijuar kompania “Novabet”, me objekt aktivitetin e basteve sportive online, import-eksportin e pajisjeve dhe çdo aktivitet tjetër të lidhur me këtë treg.

Aksionerët e saj janë të njëjtët me ata të kazinosë “Regency”, në pronësi me letra të Skënder Sulajt, babait të Besos.

Aksionerë janë gjithashtu “Gaming Invests” dhe “Taiwan Park Center TPC”, të përfaqësuar nga Skënder Sulaj, ndërsa Avni Braçaj figuron si aksioner te “Taiwani”.

Burime thonë se këto lëvizje janë bërë përpara ngritjes së komisionit që do të shpërndajë licencat dhe se Beso i Tajvanit dyshohet se ka marrë premtime për më shumë se një licencë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit