Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeAktualitetiBeqaj “shpërthen” ndaj gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni, s’e njollosni...

Beqaj “shpërthen” ndaj gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni, s’e njollosni dot emrin tim dhe qeverinë

Beqaj “shpërthen” ndaj gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni, s’e njollosni dot emrin tim dhe qeverinë, u bashkuat me Vokshin dhe Vasilin…

Këtë të enjte, ish-ministri Ilir Beqaj, është përballur me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat ndaj këtyre të fundit për procesin e sterilizimit.

Beqaj e ka cilësuar procesin politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar, pasi u rrëzuan dy pretendimet e Prokurorisë për shpërdori detyre dhe korrupsion.

Sipas tij, gjyqtarja e çështjes në dhjetor me vendimin që mori është bërë pjesë e farsës dhe ka folur me gjuhën e Albana Vokshit dhe Petrit Vasilit.

Nga ana tjetër, Beqaj shprehet se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik, nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama.

Kujtojmë se më parë, Beqaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare që i hoqi Sali Berishës masën e arrestit.

Mediat kanë siguruar edhe fjalën e ish-ministrit në seancën e sotme:

Ju e shkaterruat procesin, hetimet dhe akuzen ne menyre te parekuperueshme dhe permes heshtjes suaj te paligjshme, na keni vendosur ne pamundesi mbrojtjeje efektive per fakte qe nuk jane ne akuze dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni pare dhe me cfare provash i mbeshtesni si fakte.

I gjithe ky proces penal sic e kam deklaruar ne kete salle ne menyre te perseritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e dates 23 dhjetor 2024 vendoset nje gur te rendesishem ne themelet e politizimit te kesaj ceshtje penale. Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.

Se dyti te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.

Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste.

Pas 5 vjetesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte nje nevoje publike e shendetesise shqiptare.

Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender.

Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv, as te funksionareve te larte, as te funksionareve publike.

Vendimi juaj nuk ishte i papritur per mua edhe pse shume mund te jene cuditur. Ishte ne vazhden e çudirave qe paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit te hetimeve paraprake, ne vendimet e Qershorit dhe te Tetorit 2023.

Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kane gjetur veper penale te shkeljes se barazise ne tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat kete deklarim te tyre konfirmojne pavertetesine e pohimeve te vendimit ne fjale te gjyqtarit Bani.

Deklaroj qe ka vendosur te mos i marre ne konsiderate me vetedije se nuk e çoj nepermend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dine keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posacme, ky do te ishte deshtimi me i madh i reformes ne drejtesi. Vertete na duhen gjyqtare te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem, por me se pari na duhen gjyqtare te afte.

Cfare vlere ka te jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfare vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftesia apo deshira per te kuptuar dhe pranuar te verteten dhe ligjin?

Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, qe fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” jane perdorur rendom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik…(Albeu)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments