Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dënuar me 20 vite burg Fetah Marrën, i cili në 20 janar të viti të kaluar, vrau dhe më pas hodhi në kanal fqinjen e tij 63 vjeçare Fatime Suli.
Viktima i kishte borxh 60 mijë lekë sepse cjapi i Fetahut kishte ndërzyer dhitë e saj.
Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se do të apelojë vendimin. Sipas tij, Fetah Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht e ka përdhunuar viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal gjysëm të zhveshur.
@NewsIn.Al

