Berisha ankohet në Asamblenë e PPE për zgjedhjet: Jemi në situatë të vështirë
Në fjalën e tij, Berisha ka denoncuar me tone të forta procesin zgjedhor të 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një “masakër elektorale” me të cilën kryeministri Edi Rama siguroi mandatin e katërt të qeverisjes.
Ai kërkoi vëmendjen dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar ndaj asaj që e cilësoi si përkeqësim dramatik të standardeve demokratike dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
“Gjatë këtyre zgjedhjeve, i gjithë shteti u transformua në një trup zgjedhor që përdori pa limit burime financiare, njerëzore, logjistike që të manipulonte votën e qytetarëve shqiptarë.
Qeveria gjatë fushatës shpërndau për të moshuarit dhe pensionistët 100 euro dhuratë. Fali gjobat 2 ditë para zgjedhjeve. Patronazhistët u armatosën me të dhëna personale të marra nga qeveria që të kërcënonin qytetarët në vend. Shqipëria është vendi i vetëm narkoshtet në Evropë. Në këto kushte u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri. Jemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelet e drogës në vendin tonë janë më të fuqishmit në Evropë sepse drejtojnë, janë në krye të porteve kryesore të vendit”, tha Sali Berisha./ Zoom
@NewsIn.Al