BERISHA NË GJERMANI ME FAMILJEN
Shijon lirinë jashtë vendit i shoqëruar edhe nga i biri. Anulohet takimi me diasporën per shkak te pjesmarrjes se paket
Sali Berisha ka udhëtuar ditën e djeshme drejt shtetit të Gjermanisë, për herë të parë pas një viti që qëndroi në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Berisha në këtë udhëtim ka zgjedhur të shoqërohet nga pjesëtarë të familjes së tij.
Siç shihet nga pamjet, bashkëudhëtari i Sali Berishës është djali i tij, Shkëlzeni. Ata janë filmuar nga udhëtarë të rastit teksa ndodhen në ambientet e aeroportit të Memmingemit në Mynih, e më pas shihen teksa dalin në ambientet e jashtme për tu larguar.
Sali Berisha pas një leje zyrtare të marrë nga Prokuroria e Posaçme, ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për herë të parë pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpise” dhe “bllokim i pasaportës”.
Ish-kryeministri do të marrë pjesë në në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani pas një ftese zyrtare si përfaqësues i PD.
Ndërkohë aktiviteti me diasporën nuk do realizohet për shkak të pamundësisë për një pjesmarrje të kënaqshme. Për këto arsye është komunikuar shtyrja dhe anullimi i takimit për një kohë të pacaktuar.

@NewsIn.Al

