KreuAktualitetiBerisha nuk sheh asnjë diferencim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn. I...

Berisha nuk sheh asnjë diferencim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn. I fton në koalicion zgjedhor.

FTESA E ÇUDITSHME

Berisha nuk sheh asnjë diferencim me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn. I fton në koalicion zgjedhor.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e një bashkimi të gjerë opozitar për zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se dera mbetet e hapur për të gjitha partitë që duan të sfidojnë qeverinë. I ftuar në “Opinion”, Berisha u tregua i gatshëm për bashkëpunim me çdo forcë politike, duke përfshirë mundësinë e një koalicioni edhe me Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Berisha u shpreh se të gjithë janë të mirëpritur, përveç një figure të cilën ai e konsideron të përjashtuar vetë, duke nënkuptuar ish-aleatin e tij Lulzim Basha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sali Berisha: Ne jemi të hapur për të gjitha partitë që duan të bashkohen në një front opozitar kundër kësaj të keqeje të madhe që i ka rënë Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Përfshirë Agron Shehajn? Përfshirë Adriatik Lapajn?

Sali Berisha: Të gjithë nuk përjashtohen, përveç një personi që e përjashton veten vetë ai, që të gjithë të tjerët pa përjashtim.

Blendi Fevziu: Për Bashën e keni?

Sali Berisha: Balla, Basha janë bërë një tani.

Deri më sot Lapaj dhe Shehaj janë shprehur se do kandidojnë më vete në zgjedhjet e 14 Majit, ndonëse për ta janë hedhur hipoteza e dyshime se janë leva apo zgjatime te Edi Ramës dhe Sali Berishës.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit