KreuAktualitetiBerisha thyen heshtjen...asnjë fjalë për humbjen e madhe!

Berisha thyen heshtjen…asnjë fjalë për humbjen e madhe!

Berisha thirrje strukturave të PD: Të bëjmë gjithçka që të numërohet çdo votë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë të PD. Berisha nuk bëri asnjë koment për humbjen e thellë, por u dha kurajo numërusve të numërojnë cdo votë të hedhur në kuti, pa asnjë ndikim.

Sali Berisha: Për PD procesi elektoral është themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë. Në këtë kontekst jam këtu së pari të shpreh mirënjohje e falënderim për komisionerët, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve. U bëj thirrje strukturave të PD, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh. Çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit