Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtBesnik Mustafaj: 'Një poezi nga libri im “Biri i Adamit” FLUTURAT...

Besnik Mustafaj: ‘Një poezi nga libri im “Biri i Adamit” FLUTURAT E MBREMJES’

Një poezi nga libri im “Biri i Adamit”

FLUTURAT E MBREMJES

Fluturat e mbrëmjes,
rendin qorrazi
drejt llampës.
E digjen,
e zhduken
me një krëkëllimë
të zbehtë
sa për të lënë
një si
gjurmë loti
mbi faqen e jashtme
të heshtjes,
atje ku dhimbja
nuk dhemb
madje as si përshypje
për syrin tim.
Para hiçit
te vdekjes
së tyre
(as hiri nuk mbetet)
enigmë është
veç verbëria
që i çon
ashtu bindshëm
drejt fundit.
Si do të ndryshonte
joshja e fluturave
ndaj burimit
përvëlues të dritës
sikur njëra syresh
makar
të kishte qenë
në këtë jetë
a në një jetë tjetër
edhe një ditë të vetme
grua?

Besnik mustafaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments