KreuAktualitetiBiletat e finales nga 500 deri në 1000 euro....Kiara dhe Luizi martohen...

Biletat e finales nga 500 deri në 1000 euro….Kiara dhe Luizi martohen zyrtarisht të shtunën

Biletat e finales nga 500 deri në 1000 euro….Kiara dhe Luizi martohen zyrtarisht të shtunën

Shumë është përfolur se finale e BBVip, do të mbahet në Arenën Kombëtare, megjithatë kjo është hedhur poshtë nga regjizori i këtij spektakli Eduard Grishaj. Grishaj foli edhe për biletat, të cilat tashmë kanë dalë në treg dhe çmimiet nisin nga 500 euro.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club”, ai tha se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashut ushqim dhe pije.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë, nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër

Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjizori.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit