Saturday, April 4, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Birit tim”-Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙

“Birit tim”-Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙

2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin 💙

Ka shpirtra që nuk flasin me fjalë…
por që të mësojnë gjuhën më të vërtetë të dashurisë.

Biri im (Henri) është një prej tyre…

Ai nuk e tregon botën siç jemi mësuar ta shohim…
por siç duhet ta ndiejmë!!!
Në heshtjen e tij ka një univers të tërë me tinguj pianosh që vetëm ai i dëgjon si duhet,
me orë që nuk matin kohën… por momentet që kanë rëndësi…

Biri im nuk është “ndryshe” nga ne.
Ai është një mënyrë tjetër e bukur për të qenë.

Ai më ka mësuar durimin,
më ka mësuar të shoh përtej fjalëve,
më ka mësuar që dashuria nuk ka nevojë për zë…
sepse ajo ndihet.

Sot nuk kërkoj mirëkuptim vetëm për të,
por për çdo fëmijë si Henri,
që çdo ditë lufton në heshtje për t’u kuptuar në një botë që shpesh nxiton shumë.

Le të ndalemi pak…
Të dëgjojmë më shumë…
Të gjykojmë më pak…
Të duam më thellë…

Sepse ndonjëherë, mrekullitë nuk bëjnë zhurmë…
ato thjesht ekzistojnë.

💙 Për Henrin.
💙 Për çdo shpirt unik.
💙 Për një botë më të butë.

Florinda Zegullaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments