Bisedimet SHBA-Rusi ‘mbyllen’ javën e ardhshme në Riad – Ukraina dhe vendet evropiane jashtë tryezës
Biseda telefonike Rubio-Lavrov dhe synimi i përbashkët i dy vendeve për të bashkëpunuar “për një sërë çështjesh të tjera dypalëshe”.
Takimi i parë përgatitor, siç zbulon Politico , duke cituar deklaratat e zyrtarëve amerikanë, do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz , dhe i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme , Steve Witkoff .
Megjithatë, i dërguari special i qeverisë amerikane për bisedimet Ukrainë-Rusi , gjenerali në pension Keith Kellogg , nuk do të marrë pjesë.
Nga ana ruse takimin pritet ta drejtojë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov , ndërsa të pranishëm do të jenë edhe Yuri Ushakov , këshilltari kryesor i Kremlinit për politikën e jashtme dhe Sergei Naryshkin, kreu i inteligjencës ruse.

Diplomatët amerikanë thanë gjithashtu se nuk ka plane për të përfshirë përfaqësues nga Ukraina, as nga fuqitë e tjera të mëdha evropiane, në bisedime. Kjo mund të zemërojë aleatët e NATO-s, të cilët i kanë kërkuar publikisht Presidentit Trump të sigurojë një vend në tryezën e bisedimeve.
Sipas New Yok Times plani për bisedimet e javës së ardhshme në Riad u përshkrua para gazetarëve të shtunën nga një person i njohur me programin, i cili foli në kushte anonimiteti.
Takimi ka të ngjarë të tërheqë kritika nga disa zyrtarë të lartë ukrainas. Presidenti ukrainas Vilodymyr Zelensky tha të enjten se vendi i tij duhet të përfshihet në çdo bisedë për fatin e tij – një deklaratë që ai bëri pasi mësoi për bisedën Trump-Putin.

Zyrtarët ukrainas kanë frikë se Trump do të arrijë një marrëveshje me rusët që nuk përfshin garanci të forta sigurie apo kushte të qëndrueshme për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli në telefon me homologun e tij rus Sergei Lavrov të shtunën gjatë udhëtimit të tij nga Mynihu në Izrael.
Thirrja ishte hapi i fundit i administratës Trump për të penguar përpjekjet e administratës Biden për të izoluar diplomatikisht Rusinë, thotë New York Times.
“Z. Rubio ripohoi angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce në një përmbledhje me shkrim të telefonatës. “Përveç kësaj, ata diskutuan mundësinë për të bashkëpunuar potencialisht për një sërë çështjesh të tjera dypalëshe.”
“Ata do të flasin rregullisht”
Në përmbledhjen ruse të bisedës telefonike thuhet se dy kryediplomatët “ranë dakord të adresojnë pengesat për bashkëpunimin për një sërë çështjesh të ngritura nga administrata Biden”. Ai tha gjithashtu se dy diplomatët “do të flasin rregullisht dhe do të përgatiten për një samit midis presidentëve të tyre”.
Përveç kësaj, thuhet në përmbledhjen ruse, “u nënvizua një angazhim i ndërsjellë për ndërveprim për çështjet aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen rreth Ukrainës, situatën rreth Palestinës dhe Lindjes së Mesme në tërësi, dhe në zona të tjera rajonale”.
Në një intervistë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se “bisedat e fundit telefonike midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Donald Trump, nënkuptojnë se Moska dhe Uashingtoni tani e tutje do të përqendrohen te paqja”.

@NewsIn.Al

