KreuAktualitetiBiznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh mediatik

Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh mediatik

Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh mediatik

Julian Hupi, një biznesmen nga Bulqiza që zotëron agroturizmin e njohur si Kulla Hupi, ka akuzuar Eni Çobanin për shantazh përmes emisionit të saj “Shihemi në Gjyq”.

Hupi thotë se është sulmuar nga zonja Çobani përmes emisionit të saj, pasi ai refuzoi të bëhej pjesë e tij.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook ku tregon historinë e plotë, biznesmeni zbulon po ashtu se ka marrë kërcënime edhe në rrjetet sociale, të cilat do t’i bëjë publike.

Hupi shprehet se është e tmerrshme që një njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në shown e saj mediatik.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit