Biznesmeni Saimir Mane prezanton vetë makineritë e arkave vetë-shërbyese (Self-checkouts)
Vizita ime në Spar këtë herë ishte ndryshe; pa pritje në rradhë dhe më komode se asnjëherë tjetër. Shumë i lumtur që SPAR Albania prezanton për herë të parë në industrinë ushqimore të shitjes me pakice në Shqipëri, makineritë e arkave vetë-shërbyese (Self-checkouts), në hipermarketin e saj në TEG.
Grupi BALFIN i jep novacionit dhe ideve të reja një vemendje të veçantë në të gjitha tregjet ku ne operojmë.
#Self-checkouts së shpejti do të jenë edhe në hipermarketin e QTU si edhe në të gjithë rrjetin e marketeve SPAR në vendin tonë. Një eksperiencë blerje moderne dhe e thjeshtë

