KreuAktualitetiBLEDI SHKËMBI, STRATEGU QË PO BËN HISTORI NË FUTBOLLIN E MAQEDONISË!

BLEDI SHKËMBI, STRATEGU QË PO BËN HISTORI NË FUTBOLLIN E MAQEDONISË!

BLEDI SHKËMBI, STRATEGU QË PO BËN HISTORI NË FUTBOLLIN E MAQEDONISË! 🇦🇱🇲🇰

Trajneri shqiptar Bledi Shkëmbi po dëshmon vlerat e tij në futbollin e Maqedonisë. Në sezonin e tij të dytë në krye të Struga Trim Lum, ai aktualisht e ka vendosur skuadrën në krye të tabelës së kampionatit elitar.

Në javën e 11-të, Shkëmbi arriti ta mposhtë kampionin aktual, Vardarin, skuadër me vlerë tregu prej rreth 5 milionë eurosh. Ndërsa në javën e 12-të, triumfoi edhe ndaj nënkampionit Shkëndija, vlera e tregut e së cilës vlerësohet në rreth 6 milionë euro.

Për krahasim, Struga Trim Lum ka një vlerë tregu prej vetëm 3.75 milionë eurosh. Pavarësisht diferencës në vlerën e skuadrave dhe faktit se në letër nuk konsiderohej favorite nga kompanitë e basteve dhe platforma Transfermarkt, Struga po dëshmon se rezultatet arrihen në fushë dhe jo vetëm në letër.

Një meritë të veçantë për këtë sukses ka trajneri Bledi Shkëmbi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv Besar Isaku. Dyshja ka treguar aftësi në ndërtimin e skuadrës dhe përzgjedhjen e përforcimeve të duhura, duke afruar futbollistë që ndoshta nuk kishin emër të madh në futbollin maqedonas, por që po japin kontribut të rëndësishëm në rezultatet e ekipit.

Një tjetër veçanti e Shkëmbit është qasja taktike. Ai është ndër trajnerët që dallohen në kampionat për përdorimin e skemës me tre mbrojtës qendrorë, një sistem që deri më tani po jep rezultate pozitive.

Bledi Shkëmbi po dëshmon se futbolli nuk luhet vetëm me emra dhe buxhete, por edhe me ide, organizim, punë dhe vizion!

(Open-TV)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit