KreuAktualitetiBledi Shkëmbi: "Skënderbeu sulmoi dhe humbi një penallti. Do të ishte goditje...

Bledi Shkëmbi: “Skënderbeu sulmoi dhe humbi një penallti. Do të ishte goditje e madhe për Tiranën nëse do të shënohej penalltia”⁸

“Po, mund ta them që Tirana fitoi një pikë. Më bëri përshtypje mosreagimi i Tiranës kur Skënderbeu mbeti me dhjetë lojtarë (15’). Në pjesën e parë, portieri i Skënderbeut nuk u ndje pothuajse fare në vështirësi.

Skënderbeu sulmoi dhe humbi një penallti. Do të ishte goditje e madhe për Tiranën nëse do të shënohej penalltia. Pashë një Tiranë me frikë.

Më pëlqen shumë Skënderbeu, edhe pse nuk ka presionin e Tiranës. Më pëlqeu edhe që Gvozdenovic tentoi fitoren edhe me një lojtar më pak. Rrallë ndodh.

Nëse e shihje ndeshjen pa e ditur çfarë kishte ndodhur, nuk dallohej kush ishte me dhjetë lojtarë…

Skënderbeu realitet interesant. Është tek 2-3 ekipet më të mira për mënyrën si luan, për logjikën e lojës dhe vazhdimësinë. I shoh lojtarët të luajnë pa presion.

Kam pasur një moment që isha afër stolit korçar, por nuk e pashë të arsyeshme. Kisha frikë ta filloja në atë moment. Një ditë do të jem trajner i Skënderbeut!”

Bledi Shkëmbi_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit