KreuKulturë / ArtBlirin poshtë ballkonit në Korçë e kishim si pjesëtar të familjes. I...

Blirin poshtë ballkonit në Korçë e kishim si pjesëtar të familjes. I merrnim erë,i dëgjonim flladin,na freskonte gjethja,na dhimbte kur i kërcisnin degët nga stuhia,por edhe shpesh…bisedonim me të… Agim Xhafka

Blirin poshtë ballkonit në Korçë e kishim si pjesëtar të familjes. I merrnim erë,i dëgjonim flladin,na freskonte gjethja,na dhimbte kur i kërcisnin degët nga stuhia,por edhe shpesh…bisedonim me të. Ja,unë i tregoja për dallditë e mija që nga 8 vjeçarja. I thosha,sot rashë në dashuri me Florën. Të nesermen i pëshpérisja,u lidha me Sonjën. Çdo ditë nga një të dashur se s’ma varte kush ndaj unë gjoja i lija në çast.
Edhe vëllai më duket fliste me blirin. Them kështu nga që kur dilte në ballkon kokën e mbante ulur,me shikim poshtë dhe rrinte gjate. Dukej sikur këndonte,por besoj kuvendonte me pemën.&j&


Më e dashuruar ishte gjyshja. Nuk kishte ditë mos i nomatiste blirit. I shtohet jeta,më thosh. Një ditë po i fliste ngadalë,por dhe me lot në sy:
-Blir o blir,që të kam si bir. Nesër do nisem pér rrugë,pér atje lart. E ndjej dhe nuk kam frikë. Do shkoj te i nxirosuri im,(kështu e quante gjyshin që i kishte vdekur 40 vjet para),do shmallem me të e do llafosem. Pa do më pyesë pér këtej e do i tregoj shtruar për gjithë ato netë. Po ti mos më harro,ma dèrgo aromën,flladin dhe muzikën tënde. Se ato i kam lajme,mësoj si do vazhdojë jeta e nipérve dhe mbesave të mija.
Kujtoj që atë çast qeshja me lajthitjen e saj,por të nesérmen gjyshja vdiq. Për herë të parë pashë që e ndjeu dhe bliri. Lëvizte i nervozuar gjethet,por lëvizte dhe trungun. Dridhej nga mérzia. Qante blirishte për gjyshen. Se ajo qe dhe gjyshja ime,po dhe e tij. Gjyshja e blirit….

Agim Xhafka

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit