Bojaxhiu
Ndër skelete betoni
Mes tullash e kartonxhesi
bashkuar,
vrimat e dhimbjes mbush
me stokon e durimit.
Ja ledhaton plagët e mbyllura
me abrazive shumëfytyrësh,
që njehësimi me të tërën
të jetë perfekt.
Është e lehtë më pas,
makiazhin të bëjë,
me të bardhën bojë,
a plot ngjyra,
sipas rastit.
Dhe gjithshka për syrin
bëhet e kënaqëshme.
Vrimat,
si plagë mbushur melhem,
fshehin dhimbjen
e mohuar,
nën lëkurën
e murit.
Armand Zoga
@NewsIn.Al



