KreuAktualiteti“Bonusi” parazgjedhor Erdogan për nëpunësit civilë, rrit pagën e tyre me 45%

“Bonusi” parazgjedhor Erdogan për nëpunësit civilë, rrit pagën e tyre me 45%

“Bonusi” parazgjedhor Erdogan për nëpunësit civilë, rrit pagën e tyre me 45%

Rritja e pabesueshme prej 45% për 700,000 punëtorë në sektorin publik u njoftua nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pak ditë para zgjedhjeve.

“Ne po rrisim pagën me 45% për punonjësit e sektorit publik, ndërsa paga minimale është vendosur në 15,000 £ (768 dollarë). Ne po rrisim me 70% pagën jashtë orarit, ndërkohë që po rriten edhe përfitimet për pensionistët dhe viktimat e terrorizmit. Puna në mbrëmje do të paguhet 8% më shumë”.

“Me këtë protokoll, ne përcaktojmë kornizën e pagesave për rreth 700,000 punëtorë në 2023-2024,” tha Erdogan, i cili u zotua se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë për të rritur pagat dhe pensionet. Ai vuri në dukje se qytetarët nuk do të lejohen të “rrafshohen” nga inflacioni.

Sipas mediave greke, në të njëjtën kohë, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se vendi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga kriza globale e shkaktuar nga lufta ruso-ukrainase. “Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë mbrojtja e punëtorëve në një kohë kur ekonomia jonë është në shënjestër”, tha presidenti turk.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit