Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBOTËRORI 2026/ Ja emrat e 28 ekipeve të kualifikuara deri tani për...

BOTËRORI 2026/ Ja emrat e 28 ekipeve të kualifikuara deri tani për fazën finale

BOTËRORI 2026/ Ja emrat e 28 ekipeve të kualifikuara deri tani për fazën finale

Dritarja e FIFA-s për ndeshjet kualifikuese të tetorit, është mbyllur këtë të martë duke dhuruar emra të tjerë skuadrash që siguruan praninë në Botërorin 2026, teksa ka shkuar në 28 numri i ekipeve që kanë prerë biletën për turneun e vitit të ardhshëm që do të ketë 48 protagonistë.

ORGANIZATORË: SHBA, Kanada, Meksikë

AZI: Arabi Saudite, Australi, Iran, Japoni, Jordani, Katar, Kore e Jugut, Uzbekistan

AFRIKË: Afrikë e Jugut, Algjeri, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Kepi i Gjelbër, Marok, Senegal, Tunizi

Pjesa më e madhe e emrave për t’u mësuar është në zonën e Euopës, nga e cila ka tani vetëm 1 ekip të sigurt, Anglinë, teksa mbeten për t’u njohur edhe 15 emra të tjerë që vijnë direkt nga faza në grupe apa nga play-off i turneut.

AMERIKA E JUGUT: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai

OQEANI: Zelandë e Re

EUROPË: Angli…

Është hera e parë që edhe Shqipëria do të ketë një mundësi për të qënë pjesë e Botërorit…Nëse shkojmë në play off, përse mos jemi ne fituesit?!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments