Botërori mbaroi… A do të lejohen bastet, apo do presim Europianin?
Kur do mbarojë pa ligjshmëria ”e ligjëruar”!?
Qeveria plotëson kuadrin ligjor që i hap rrugë lejimit të basteve sportive online, 28 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit sqaron për Report TV procedurat që do të ndiqen për licencimin e kompanive por ende nuk ka një afat për hapjen e konkurrimit. Bastet do të lejohen vetëm online dhe përmes identifikimit me kartë identiteti.
Pas 28 muajsh nga miratimi i ligjit “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore për t’i hapur rrugën më tej lejimit të basteve sportive online.

@NewsIn.Al
