“Bregut tim,
Mos i fshih diejt,
M’i përvëlo hijet e mia prej murgu…”
Elona Gjergo/ Athinë
Nuk e di nëse quhem mashkull
Kur brenda meje bën dashuri
Një femër…
Përshpërimëpirësja ime,
Shiu i ekstazës sime të virgjër
Të dashuroj…
Sa herë kredh këmbët e tua
Bregut tim,
Mos i fshih diejt,
M’i përvëlo hijet e mia prej murgu
Të arratisur orës dy
Kur Djalli mashkullohet,
Unë po të pres,
Të të dashuroj për të mijtën herë
Si të parën,
Për vdekje…
@ El Gjergo
@NewsIn.Al

