KAM FTOHTË
Kam ftohtë!
Mbi supe kam hedhur
Një copë muzgu të grisur!
Brenga ime
Kush të paska thënë,
Që unë edhe dimri
Në një ditë kemi lindur!?
Kam ftohtë,
Ndoshta jam unë
Kjo dëborë që bie!
Brenga ime,
Kush të paska thënë,
Që s’mund të ketë dimra
Dashurie!
Kam ftohtë!
Ti ndoshta,të më ngrohësh,
E ke të pamundur!
Brenga ime,
Kot të paskan thënë,
Që dimrat e trishtuar
S’mund të jenë të bukur!
Skender Rusi
@NewsIn.Al
