KreuAktualitetiBrezi i Artë i mjeshtrave të skenës e ekranit/ Mevlan Shanaj

Brezi i Artë i mjeshtrave të skenës e ekranit/ Mevlan Shanaj

mevlan shanaj

Nga korriku i 1965 deri më sot bëhen 60 vjet që ne u bashkuam dhe për katër vjet ëndërronim skenën në atë kohë, pse jo edhe filmin. Të gjithë studiuam për aktorë dhe paradoksi ndodhi se as gjysma e kursit u emëruan nëpër teatro! Gjysma tjetër u shpërndam ! Si kurs që dimrin 1965-1966 në provimin e parë doli opinionin se ishim një kurs me të ardhme! Më 1969 po merrte një hov filmi dhe po hapej edhe Televizioni, po ashtu Instituti i Lartë i Arteve po zhvillohej! Pra nga ne që mbaruam për aktorë u shpërndam në këtë mënyrë: Birçe Hasko, Timo Flloko, Gëzim Kame pedagogë! Saimir Kumbaro, Kristaq Mitro , Neriman Resuli në kinostudio! Mevlan Shanaj regjisor TVSH, Niko Kanxheri regjisor Radio Tirana, Dhoksi Teta, regjisore TVSH, Fiqiri Sejdiaj në Tiranë, Dega e Kulturës Masive.Llazi Serbo, Minella Borova, Petrika Riza në teatrin A.Z.Çajupi Korçë! Veronika Todri( Aktore në Elbasan) Mirketa Çobani, Kristina Mihali aktore në Teatrin e Vlorës! Dervish Biba aktor Teatri Fier! Frederik Fistani në Rrëshen më
pas teatri Shkodër! Pra gati gjysma nuk e ushtruan aktorin në teatër, por aktorin në kinema! Të cilët u bënë më të njohur me karakteret e shumta që kanë krijuar! Tashmë janë emra kombëtar të filmit Timo Flloko, Llazi Serbo, Birçe Hasko, Niko Kanxheri, Minella Borova, Mevlan Shanaj, Petrika Riza, Dervish Biba, Veronika Todri, Kristina Mihali , Frederik Fistani etj ose si regjisorë! Saimir Kumbaro, Kristaq Mitro, Gëzim Kame, Mevlan Shanaj, Dhoksi Teta! Në fushën pedagogjike Birçe Hasko, Timo Flloko, Gëzim Kame, Niko Kanxheri,Minella Borova u bënë profesorë të mjeshtrisë së aktorit! Ja pra ky ishte kursi im, që ende është në majë të interpretimit!Të cilët kanë pasur këta pedagogë: Drita Agolli, Pandi Stillu, Miho Gjini,Lazer Filipi, Misto Zoto dhe Pedagogu i diplomës Artisti i Popullit Naim Frashëri, i cili më nxori në pah me notën dhjetë në kryerolin e Pedros të Bertold Brehtit!( Në foto i pari djathtas Thoma Stroni RIP dhe e dyta rreshti i dytë Hëna Xhemali, të cilët nuk përfunduan me ne)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit