“Bullgaria nuk është ndalur asnjëherë duke mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE“_ Zv presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova
Zëvendës-presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova në një deklaratë nga Kukësi tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv drejt anëtarësimit në BE.
Zv/presidentja e Bullgarisë tha se vendi i saj do të jetë përkrah Shqipërisë dhe rrugës së saj në procesin integrues.
“Ne ndjekim vazhdimisht rezolutat që vijnë nga Shqipëria dhe vendimet që merr parlamenti. Shohim se nga BE ka vlerësime pozitive. Ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit, në sistemin e drejtësisë si dy nga hapat më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Nënvizoj se Bullgaria nuk është ndalur asnjëherë duke mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE“, thotë Lotova.
@NewsIn.Al

