KreuAktualitetiCa përkufizime "alla shqiptarçe" për gratë...nga njerëz që s'kanë asnjë punë të...

Ca përkufizime “alla shqiptarçe” për gratë…nga njerëz që s’kanë asnjë punë të mençur me çfarë të merren! / Ester Kole

Ca përkufizime “alla shqiptarçe” për gratë…nga njerëz që s’kanë asnjë punë të mençur me çfarë të merren!

*BEQARE: “Ka diçka shumë të keqe kjo që se mori askush.”
*E MARTUAR: “Më në fund u rehatua, tashmë të jetojë vetëm për burrin e saj. T’ia lajë këmbët e t’ia pijë ujiin. Njëherë martohet njeriu.”
*E DIVORCUAR: “Nuk ishte e aftë të mbajë një burrë.”
*E MARTUAR PËR TË DYTËN HERË: “Paska qenë një që nuk e paskemi njohur. Si u martua kjo? Me siguri prandaj e ka lënë burri i parë, se do e ketë zënë me këtë tjetrin.”
*GRUA E VE: “E shkreta, iu prehën krahë e duar. Pa burrin e saj, kot që jeton gruaja.”
Pavarësisht statusit social të një gruaje, njerëzit që s’kanë asnjë punë të mençur me të cilën të merren, do vazhdojnë të flasin, sepse gruaja është kripë në sy për një popull që është mësuar ta shohë gjithmonë gruan të shkelur, e të nëpërkëmbur e duke ia penguar rrugët që të jetë e pavarur.
Ti, o grua, mund t’i injorosh, por sigurisht mundesh edhe një “VAFSHI NË DJALL!” t’ua dhurosh…EsterKole

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit