Për arsye të panjohura, hapet një gropë në një rrugë në Selanik, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj 19-vjeçarë
Ata janë dërguar në spital, pasi kanë rënë në një gropë prej tre metrash
Një djalë 19-vjeçar dhe një vajzë janë dërguar në spital në orët e para të së shtunës dhe më konkretisht pak pas orës 01:00 në Selanik Sipas informacioneve, teksa dy të rinjtë po ecnin në rrugën Tosica 3, në rrugicat e Pazarit, për arsye të panjohura, toka ka lëshuar rrugë, duke shkaktuar një gropë rreth tre metra, në të cilën kanë rënë dy të rinjtë.
Siç raporton thestival , në vendngjarje ka shkuar një ekip i Zjarrfikësve, por dy 19-vjeçarët kishin dalë tashmë nga gropa.
Një autoambulancë e EKAV-së ka marrë të lënduarit dhe i ka transportuar në spital. Të njëjtat informacione thonë se djali ka lëndime në gjoks, ndërsa vajza ka fraktura.
Policia e “Lefko Pirgos” po heton ngjarjen.
Nënkryetari i Bashkisë së Punëve Teknike, Mjedisit dhe Lëvizshmërisë së Qëndrueshme të bashkisë së Selanikut, Prodromos Nikiforis, ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes.
Selanik_Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

