Kur Charlie Chaplin i propozoi Ooana O’Neil, ai ishte 53 vjeç dhe ajo 18.
Artisti i madh i tha: “Martohu me mua që të mësoj si të jetosh dhe ti do më mësosh mua se si të vdes”.
Ajo ju përgjigj: “Jo, Charlie, unë do të martohem me ty që të më mësosh se si të rritem dhe unë do të mësoj ty se si të qëndrosh i ri”.
Ata jetuan së bashku për 34 vite dhe patën 8 fëmijë.
***
Kam ecur me këpucë të grisura, por edhe me këpucë të shtrenjta.
Kam ngrënë veç bukë thatë por kam ngrënë edhe në restorante luksoze.
Kam veshur rroba të përdorura, por edhe veshje markë.
Kam dalë me xhepin plot para, por herë të tjera pa asnjë kacidhe.
Jeta kështu është me ulje e ngritje.
Kurrë mos mendo se je më mirë se të tjerët, sepse jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën e askush nuk e di se ç’mund të ndodhë nesër.
Charlie Chaplin
@NewsIn.Al

