KreuAktualitetiÇeki_ Përplasen kokë më kokë trenat, viktima dhe të plagosur

Çeki_ Përplasen kokë më kokë trenat, viktima dhe të plagosur

Përplasen kokë më kokë trenat në Çeki, viktima dhe të plagosur

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Republikën Çeke, me pasojë 4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Aksidenti ndodhi në Pardubice, rreth njëqind kilometra në lindje të Pragës, ku një tren ekspres nate, i drejtuar për në qytetin ukrainas të Chop në kufirin me Sllovakinë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash. Në trenin e parë udhëtonin mbi 300 pasagjerë.

Bilanci i përkohshëm është katër të vdekur dhe të paktën 23 të plagosur. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, i cili ka shkuar në vendin e aksidentit bashkë me ministrin e Transporteve Martin Kupka.

Dhjetëra njësi policie, zjarrfikëse dhe shërbimi emergjencë shkuan në vendin e aksidentit, duke ndihmuar në evakuimin e lokomotivave.

Kryeministri çek, Petr Fiala, foli për një “tragjedi të madhe” dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. Sipas zëdhënëses së departamentit lokal të zjarrfikësve Vendula Horakova, treni i mallrave po transportonte karbit kalciumi, ndërkohë që kanë nisur hetimet për aksidentin.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit