Në kuadër të 7 Marsit dhe 138-vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së Parë, u organizua ekspozita “Gjurmë dijesh, fletoret e para”, një bashkëpunim mes Muzeut të Arsimit Korçë, Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, koleksionistit Mirgen Shamlli dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë.
Në këtë Ditë të Mësuesit, Biblioteka Publike “Thimi Mitko” sjell për publikun dy regjistrat e shkollës fillore femërore të Korçës, që mbulojnë periudhën 1923-1950. Këto dokumente janë një dëshmi e çmuar e historisë arsimore të qytetit tonë dhe e përpjekjeve për edukimin e vajzave në një kohë sfidash.
Sipas Fletores së Jetëssë Shkollës, ajo është ndërtuar në vitin 1867 nga filantropikorçar Anastas Lakçe. Kjo shkollë shërbeu si një ngainstitucionet e para arsimore në qytet, duke përgatitur vajzat përnjë të ardhme më të mirë përmes dijes dhe kulturës, u quajt Parthenogogjije ose Qytetëse, dhe më pas si Shkolla Nr. 3B.
Pas ndërtimit të Liceut Kombëtar nga bamirësi Irakli Duro, nga viti 1920 deri në 1922, ajo shërbeu si shkollë për djem.
Në vitin 1923, godina u përshtat për t’u bërë shkollë për vajza, një hap i madh për kohën, duke ndihmuar në fuqizimin e gruas përmes dijes.
Sepse, Korça qyteti i Mësonjëtores së Parë Shqipe (1887), ka qenë gjithnjë një qendër e rëndësishme e arsimit kombëtar. Shkollat shqipe për vajza jo vetëm që i hapën rrugën edukimit të tyre, por u kthyen në hapësira ku formoheshin breza të rinj me vetëdije kombëtare dhe fuqizimin e grave në shoqëri.
Drejtoreshat Maria Avrami dhe Anna Bala dhanë një kontribut të çmuar në këtë proces.
Le të shërbejë kjo ditë si një reflektim mbi rëndësinë e arsimit dhe mbi detyrën që kemi për të ruajtur dhe përcjellëkëtë trashëgimi tek brezat e ardhshëm.
Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!
6518d184-9ac9-4d96-9a5b-c60bbec24d66

Jorida Dhëmbi
@NewsIn.Al

