Monday, May 19, 2025
spot_img
HomeAktualitetiCelibashi: Vetëm 7 votues kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën…

Celibashi: Vetëm 7 votues kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën…

Celibashi: Vetëm 7 votues kanë denoncuar se s’kanë marrë fletën…

Pas takimit me ambasadorin e BE-së Sivlio Gonzato, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me problematikat e hasura gjatë procesit të votimit nga diaspora.

Celibashi tha se në KQZ deri më tani kanë mbërritur vetëm 7 denoncime nga votues që nuk kanë arritur të marrin fletën, ndërsa në total për procesin janë regjistruar 156 raste problematike.

Ai gjithashtu, u shpreh se në postën DHL “ka detyrimin të mbajë në zyrat e saj zarfet që ka mundur tua dërgojë votuesve apo votuesit nuk kanë arritur ta marrin, deri më 8 maj”.

Celibashi: Që prej 2001 kur jam angazhuar me zgjedhjet kam vlerësuar që reputacionin dhe integritetin e ODIHR. Çdo gjë që ata thonë, për mua qëndron.

Nuk e dinë sesi janë zgjedhësit që ankohet për procesin e votimit nga jashtë. Nëse dikush ka shqetësime, ka vetëm një mënyrë për ta adresuar.

Ta depozitojë në KQZ përmes llogarisë që ka në PER. Në KQZ janë vetëm 7 votues që janë deklaruar se nuk kanë marrë fletën e votimin. Ndërsa numri i total i atyre që kanë problematika 156

DHL ka detyrimin të mbajë në zyrat e saj zarfet që ka mundur tua dërgojë votuesve apo votuesit nuk kanë arritur ta marrin, deri më 8 maj.

Nuk e di sa e beson zoti Celibashi këtë shifër, por nëse pyet  në çdo vënd ku mblidhen emigrantë në Greqi, do të thonë se numri i emigrantëve që nuk kanë marrë shërbim është shumëfish më i lartë!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments