HomeAktualitetiÇfarë e shkaktoi shpërthimin në Elbasan? Policia del me njoftim: Dyshohet se...

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Elbasan? Policia del me njoftim: Dyshohet se në banesë…

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy persona. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shpërthimi dhe zjarri që pasoi janë shkaktuar nga prania e një sasie të tepërt gazi në banesën e 69-vjeçarit Hamit Ibro.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshimi paraprak për shkakun e shpërthimit ka dalë nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ekspertët xhenierë të RENEA-s dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Me përfundimin e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe nxjerrjen e trupit të 69-vjeçarit, vëmendja është përqendruar tashmë te zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes tragjike në lagjen “Beqir Dardha”.

Ndërkohë, pritet që specialistët e Institutit të Ndërtimit të analizojnë gjendjen e godinës dhe shkallën e dëmtimeve, për të përcaktuar nëse pallati mund të jetë ende i banueshëm.

Paralelisht, mbetet për t’u zgjidhur edhe çështja e strehimit të banorëve që u detyruan të lënë banesat pas shpërthimit. Bashkia e Elbasanit ka njoftuar se do të koordinojë me institucionet përgjegjëse masat për sistemimin e tyre dhe ndërhyrjet që do të diktohen nga ekspertiza teknike.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments