KreuAktualitetiCHAMPIONS LEAGUE/ Dortmundi “hedh në erë” milionat e sheikëve, gjermanët presin biletën...

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmundi “hedh në erë” milionat e sheikëve, gjermanët presin biletën për finalen e madhe

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmundi “hedh në erë” milionat e sheikëve, gjermanët presin biletën për finalen e madhe; a do të përsëritet historia e 2013-ës?

Borusia e Dortmundit “hedh në erë” milionat e sheikëve. Skuadra gjermane është kualifikuar pas 11-viteve në finale, duke eliminuar në gjysmëfinale PSG si dhe duke iu falur rezultatit të ndeshjes së parë pasi mundi ekipin e Luis Enrikes me rezultatin 1-0.

Mets Humels ishte heroi i skuadrës së Terziç i cili realizoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 50. Gjermani dërgoi topin në rrjetë pas një harkimi nga këndi.

Francezët e nisën në sulm sfidën teksa kërkuan të përmbysin humbjen në Gjermani. Megjithatë rastin e parë më të mirë e patën verdhezinjtë me anë të një kundërsulmi në minutën e 35.

Sulmuesi, Adejemi, bëri gjysmën e fushës dhe u shfaq para portierit italian, por ky i fundit bllokoi gjuajtjen drejt portës.

Në finalen e madhe të 1 qershorit në “Wembley”, Borusia e Dortmundit do të ndeshet me fituesin e çiftit Real Madrid-Bajern Mynih. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Allianz Arena” është mbyllur në barazim 2-2.

A do të kemi sërish një finale si ajo e vitit 2013, Bajern Mynih-Borusia Dortmund, ku bavarezët ngritën kupën me veshë të mëdhenj pikërish në “Wembley”, aty ku do të luhet edhe finalja e këtij viti?

PARIS, FRANCE – MAY 07: Mats Hummels of Borussia Dortmund celebrates victory, whilst wearing a t-shirt which reads “Yellow Wonder Wall”, as he celebrates victory with teammates after defeating Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League semi-final second leg match between Paris Saint-Germain and Borussia Dortmund at Parc des Princes on May 07, 2024 in Paris, France. (Photo by Valerio Pennicino – UEFA/UEFA via Getty Images)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit