KreuAktualitetiChampions_Sot supersfida City-Bayern, Inter luan sezonin me Benfica

Champions_Sot supersfida City-Bayern, Inter luan sezonin me Benfica

Sot supersfida City-Bayern, Inter luan sezonin me Benfica

Manchester City apo Bayern Munchen? Dy superfuqi me objektiva maksimal do të matin forcat në ndeshjen e parë çerekfinale, ku spektakli është i garantuar.

Bavarezët nuk vijnë në formën më të mirë. Vetëm pak orë paran deshjes, Chupo-Mouting nuk ia ka dalë të rikuperohet për skuadrën dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Tomas Tuchel. Përveç tij, mungojnë edhe të zakonshmit, Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer. Ndërkohë, në anën tjetër, Manchester City do të hedhë në fushë formacionin më të mirë, pasi për fatin e mirë nuk ka asnjë mungesë. Me një Haaland të etur për të shënuar, “Qytetarët” janë gati për të surprizuar kampionët e Gjermanisë, me ndeshjen e parë që do të luhet në shtëpinë e tyre.

Nëse do t’i hedhim një sy dhe statistikave, ndeshjeve që këto dy skuadra kanë luajtur me njëra-tjetrën, në 6 takime, rezultatet janë të barabarta. 3 janë fituar nga Bayern dhe 3 nga City, për këtë arsye sot nuk ka një favorit, por të dyja skuadrat premtojnë një betejë të fortë dhe në fund vetëm ai që gabon më pak do të hedhë një hap drejt gjysmëfinales.

Edhe dueli tjetër i mbrëmjes është interesant. Inter udhëton në Portugali përballë Benfica, me objektivin e vetëm për të fituar. Zikaltërit vijnë pa dy lojtarë të rëndësishëm, siç janë Milan Skriniar dhe Hakan Çalhanoglu. Mungesa e turkut mund t’i japë dritën jeshile shqiptarit Kristjan Asllani, për t’u aktivizuar disa minuta. Dihet që nuk do të jetë një titullar, pasi nuk ka eksperiencën e mjaftueshme, por, siç shkruajnë mediat në Itali, Inzaghi mund t’i japë disa minuta në fund, në varësi të rezultatit.

Nga ana tjetër, as vendasit nuk do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë. Mbrojtësi i djathtë Bah është i dëmtuar, ndërsa në rrezik është edhe Grimaldo, i cili u stërvit i veçuar në palestër seancën e fundit. Edhe Otamendi nuk do të jetë në dispozicion, pasi argjentinasi është i skualifikuar.

MUNICH, GERMANY – MAY 18: The FC Bayern Muenchen jerseys of Arjen Robben and Franck Ribery are pictured in the team’s changing room before the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and Eintracht Frankfurt at Allianz Arena on May 18, 2019 in Munich, Germany. (Photo by A. Beier/FC Bayern via Getty Images)

Manchester City’s Norwegian striker Erling Haaland attends a team training session at Manchester City training ground in Manchester, north-west England on April 10, 2023, on the eve of their UEFA Champions League quarter-final first leg football match against Bayern Munich. (Photo by Paul ELLIS / AFP) (Photo by PAUL ELLIS/AFP via Getty Images)

Të dyja duelet do të luhen sot, në orën 21:00.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit