Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeAktualitetiChris LaCivita,”Zoti” dhe non grata.

Chris LaCivita,”Zoti” dhe non grata.

I dashur Chris, nëse më lejon të të drejtohem në njëjës, erdhe si shpëtimtari i Sali Berishës, i cili sillet si shpëtimtari kombëtar i Shqipërisë. Oh Zot, u bëtë dy shpëtimtarë kombëtarë. Mbështet një politikan të diskutueshëm – i kam thënë këto gjëra më parë, s’ka nevojë t’i përsëris – dhe “zbulimi” yt i fundit është se Sali Berisha u shpall “non grata” nga një Presidencë e korruptuar e SHBA-ve! E kuptoj që duhet të mbështesësh punëdhënësin tënd, sepse qindra mijëra apo miliona dollarët – sinqerisht nuk e di shumën dhe as që më intereson – i ke të nevojshëm për jetën tënde luksoze, në kurriz të popullit shqiptar. Po ku i gjeti Berisha këto para, vallë? Nuk më intereson pagesa për shërbimet e tua, por më intereson shumë burimi i atyre parave që do marrësh, si dhe i atyre që të paguajnë, konkretisht z. Berisha.

Vë re se je përshtatur plotësisht me punëdhënësin tënd! Por duhet të sqarojmë disa gjëra dhe të themi të vërtetat.

Z. Berisha është shpallur me të drejtë “persona non grata”, bashkë me gjithë familjen e tij, nga administrata e Presidentit Trump. Shpallja u bë gjatë presidencës Biden. Sot, ndërsa flasim – ose më saktë shkruaj – statusi “non grata” mbetet ende në fuqi për një figurë të trishtueshme politike që quhet Sali Berisha. Së fundmi, u publikuan listat dhe ai përfshihet.

Por ti vjen dhe na tall, ashtu si ai. Na gënjen. Gënjen popullin shqiptar. Shqiptarët e diasporës. Shqiptarët e ndershëm dhe me vlera. Çfarë bëhesh kështu? Njësoj si punëdhënësi yt. Gënjeshtër mbi gënjeshtër, edhe pse e di shumë mirë si funksionon administrata amerikane. Të kanë bërë shumë reklamë, sigurisht. E di sa të tillë si ty ka pasur Presidenti Trump. Me siguri e di.

Tani vjen të na bindësh se errësira e viteve ’90, piramidat, vjedhjet, shpërdorimet dhe shumë të tjera janë virtytet e atyre që duan të qeverisin. E bën mirë, sepse merr para, dhe pas 11 majit nuk do ekzistosh më. Je pothuajse mrekullibërës, sepse brenda një muaji – ndoshta aq kanë mjaftuar paratë sipas tarifës tënde – do përmbysësh rezultatin zgjedhor për punëdhënësin tënd.

Të paktën mos gënje. Populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk harron. I njeh shumë mirë politikanët e vet, e njeh shumë mirë korrupsionin sepse e ka përjetuar dhe e përjeton.

Sinqerisht, je zhgënjyes, nëse gjykoj nga fillimi yt dhe mënyra si flet. Me LaCivita që mban fjalime nuk fitohen zgjedhjet. Nevojitet strategji, dhe besoj që këtë duhet ta dish.

I dashur, historia shkruhet me vepra dhe jo me fjalë, e sidomos jo me fjalë të rreme.

Do doja të të uroja suksese, por sipas mendimit tim, ke nisur keq, ndaj po të uroj vetëm fitime të mbara, dhe shpresoj të mos kesh nënshkruar pagesë me përqindje suksesi, se atëherë i ke punët keq.

Les Miserables

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments