“Çmëndet moti…” Reshje shiu e breshër, përmbytje në qytetin e Kukësit
Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit.
Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorët mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.
Reshjet e para të shiut u shoqëruan me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 cm. Breshëri ka përfshirë zonat administrarive Shtiqën, Bicaj e Surroj.
Ndërkohë ka pasur edhe ndërprerje të herë pas hershme te energjisë elektrike.(Rilindja)
@NewsIn.Al