KreuAktualitetiÇmënduri shqiptare...Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show, investova gjysmë milioni...

Çmënduri shqiptare…Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show, investova gjysmë milioni euro

Në koncertin ‘Alpha Show’ të reperit Noizy, i mbajtur një ditë më parë në kryeqytet një biletë u shit deri në 5000 euro, në arenën VIP ndërkohë që në total u shitën rreth 18 mijë bileta.

Moderatorja Jonida Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se koncerti, ku kishte shkuar fillimisht për shkak të angazhimit të bashkëshortit të saj në organizimin e tij, ishte një show i vërtetë në të gjithë komponentët, që gjë e dëshmon fakti sipas saj, që u shit një numër rekord biletash.

“Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikës”, tha moderatorja.

Ndërkohë, reperi shqiptar Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Ai tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që, siç tha, e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do të shkonte.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milioni euro, isha sponsor gjeneral vetë, se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do të nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para, pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari në Euronews.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht ato para me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar, ndërsa theksoi se për momentin ka ndërmend të largohet për të pushuar pas impenjimit me Alpha Show.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit