KreuAktualitetiÇmimet e karburantit në stratosferë...një litër naftë 245 lek!

Çmimet e karburantit në stratosferë…një litër naftë 245 lek!

Çmimet e karburantit në stratosferë…një litër naftë 245 lek!

Bordi i Transparencës ka njoftuar një rritje të lartë të çmimit të naftës, me 22 lekë. Kështu, çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, nga sot prej orës 18:00.

Rritje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 204 lekë, ndërsa gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.

Sipas sqarimit të Ministrisë së Financave, kjo rritje e ndjeshme e çmimit të naftës vjen pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.

NJOFTIMI I BORDIT

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se cmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshem konkretisht ne 896 (kemi nje rritje me +66 nga mbledhja e fundit e dates 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe cmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne menyrë të ndjeshme në1162 (kemi nje rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 (+ 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit