KreuAktualitetiÇmimet janë ato që kufizojnë dëshirën e shumë familjarëve për të qënë...

Çmimet janë ato që kufizojnë dëshirën e shumë familjarëve për të qënë pranë detit. Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë.

Çmimet janë ato që kufizojnë dëshirën e shumë familjarëve për të qënë pranë detit.

Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë.

Nga qytete  bregdetare vijnë njoftime të ndryshme rreth çmimeve që qytetarët duhet të paguajnë këtë vit për të pushuar në bregdet.
Fillojnë me çmime më të lira në Seman e Divjakë deri në 500 lekë, për të zënë pastaj “kokën me dorë” nga plazhet e jugut ku gjen gjithë llojet e çmimeve.

Në Durrës i gjen sipas vendit ku do pushosh me çmime fikse që nisin nga 1000 lekë në çdo vend, pavarësisht afërsisë së çadrës me detin, duke u rritur çmimi në resortet e mëdha turistike.
Po qytetarët, ata që nuk mund të paguajnë çdo ditë nga 1000 lekë?
Tek-tuk shikon dhe qytetarë që ngrejnë ndonjë çadër aty ku munden, por kjo nuk mjafton…se edhe këta i largojnë!
Çmimet janë ato që kufizojnë dëshirën e shumë familjarëve për të qënë pranë detit.
Po të bësh një krahasim pagese të një çadre në Perea Selanik me një çadër në Shkëmbi i Kavajës Durrës shikon dhe diferencën.
Në Selanik, (Perea) të afrofet çadra me 7 euro dhe brenda këtij çmimi ke dhe kafen me ujë për dy persona. Në Durrës çadra të afrohet me 1000 lek duke i shtuar dhe dy kafet me ujë i kalon 1600 lekët…diferenca kuptohet.
Një politikë e mirë me çmimet, besoj se shton më shumë klientelën duke pasur parasysh mbipopullimin e plazhit jo vetëm nga klientët e hoteleve, por edhe nga banorët e pallateve të shumta në gjithë shtrirjen e plazhit.
Sidoqoftë, ndryshimi në krahasim me vitet e mëparshme dallohet si në pastërti, ashtu dhe në cilësi.

Ilir Jano _Durrës, 17 korrik 2023

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit