Çmontohen 88 kamera të “paligjshme” në Durrës dhe Korçë…nga këto 31 i përkasin Korçës dhe Pogradecit!
Duke menduar që nga kamerat shumë herë janë zbuluar ngjarje dhw krime të ndryshme, duket pak “i çuditshëm” ky veprim i policisë !
Aksioni për çmontimin e kamerave të paligjshme u shtri në qarqet Durrës dhe Korçë, duke sekuestruar gjithsej 88 aparatura vëzhgimi. Policia njofton se në Durrës, Shijak dhe Krujë janë sekuestruar 47 kamerat dhe një pjesë e tyre u përkasin personave që janë me precedent penalë.
Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas. Në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit Devjid Karaboja dhe Plarent Dervishi, aktualisht i shpallur në kërkim për atentatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja.
18 kamerat e sekuestruara në rrugët e lagjeve e “Keçëve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani” të Shijakut. Këto njihen si lagje problematike, që kanë ndodhur shumë ngjarje nga grupet kriminale. Për këto Policia ka ndjekur penalisht emra të njohur të botës së krimit Albert Muharremit, vëllai i Rrumit, të cilit iu bë atentat së bashku me ish-prokurorin Ndoja.
Të tjerë të hetuar janë anëtarët e grupit të Avdylajve të Shijakut, Saimir Gjepalit dhe Xhulio Vorës. Për 18 kamerat e çmontuara në Krujë dhe në Nikel polica punon për gjetjen se kujt i përkasin. Ndërsa policia në Korçë dhe Pogradec ka sekuestruar 31 kamera vëzhgimi. Disa ditë më si pjesë e operacionit ‘Fijet’ policia sekuestroi 18 kamera në Vlorë dhe 38 në Shkodër, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.(tv.klan)
@NewsIn.Al

