KreuAktualiteti“DailyMail" shkrim për Edi Ramën: Kryeministri i çuditshëm i Shqipërisë, i habit...

“DailyMail” shkrim për Edi Ramën: Kryeministri i çuditshëm i Shqipërisë, i habit të gjithë me atletet e pazakonta

“DailyMail” shkrim për Edi Ramën: Kryeministri i çuditshëm i Shqipërisë, i habit të gjithë me atletet e pazakonta

Media e përditshme britanike “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të veçantë paraqitjes së kryeministrit Edi Rama në Samitin dyditor të NATO-s në Hagë, ku gjithë vëmendjen e kanë marrë atletet e tij të bardha, ndryshe nga protokolli zyrtar.

“Kryeministri i Shqipërisë u fotografua teksa mbante veshur një palë këpucë aspak të zakonshme në një samit të NATO-s të mërkurën. Edi Rama mbante veshur një palë atlete të bardha që bënin kontrast me pamjen formale dhe të lëmuar të homologëve të tij në Hagë.

Rama mund të dallohet lehtësisht në fotot zyrtare nga eventi, pasi këpucët e tij të bardha bien në sy dukshëm në krahasim me veshjet e errëta të veshura nga politikanët e tjerë”, shkruan e përditshmja britanike, e njohur për artikujt e saj “ofenduese” ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve, ndoshta edhe nga natyra konservatore e saj.

“DailyMail” vijon më tej teksa thotë se Edi Rama shfaqet në një imazh tjetër duke pozuar me liderët botërorë, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Kryeministrin Sir Keir Starmer dhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ai ka një pamje më të rastësishme krahasuar me homologët e tij.

“Kjo nuk është hera e parë që Rama është fotografuar me atlete në një event zyrtar. Vitin e kaluar, ai u fotografua duke veshur atlete të bardha të ngjashme në Samitin e 4-t të Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim, ku u fotografua duke qëndruar midis Starmer dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”, vijon artikulli.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit