KreuAktualitetiDalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në Air Albania.

Për dallim nga herët e kaluara, tani për të blerë një biletë tifozët duhet të kenë fat, pasi do të jetë me përzgjedhje duke u regjistruar dhe duke plotësuar një formular.

FSHF ka bërë me dije se afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit