Në fund të fundit
Dashuroni o njerëz, njeriun,
Dashuroni vetveten fillimisht,
Ndaj kësaj jete ke shumë detyrime,
Se s’të sollën këtu gabimisht!
Dhuroni nga vetja o njerëz,
Ashtu si të dhurojnë dhe ty,
Lëshoni pak pe tek të tjerët,
Se “vetja” s’është një, por është dy!
Pra, mos harro dhe pasqyrën,
Pasqyrën e jetës që vetëm s’të le,
Pa kthyer mbrapsht ç’bën tek të tjerët,
Njëkohësisht dhe lart në Qiell!
Në fund të fundit, ç’të ka mbetur?
Dhe ç’do të marrësh nga kjo jetë?
Edhe kujtimet do të treten,
Ashtu si trupi nën dhe pa shpresë!
ARBEN PETRO TREBICKA_ NË Korçën tonë
@NewsIn.Al

