Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeAktualitetiDEA Amerikane në Shqipëri...Përgjimet- Të paktën 4 politikanë të lartë, do çohen...

DEA Amerikane në Shqipëri…Përgjimet- Të paktën 4 politikanë të lartë, do çohen së shpejti në SPAK.

DEA Amerikane në Shqipëri…të paktën 4 politikanë të lartë, së shpejti në SPAK.

Mbërritja e agjentit special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve në SHBA (DEA), Brendan Leddy këtë të premte në Tiranë, duket se ka tronditur krimin e organizuar dhe politikanët shqiptarë e përfshirë në afera kriminale, kryesisht në trafik droge dhe jovetëm.

Mësohet se shumë politikanë dhe zyrtare shqiptarë kanë rënë në përgjimet e partnerëve ndërkombëtarë, shumica e të cilëve janë përfshirë në trafikim të drogërave të forta nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë. Mësohet se shërbimet inteligjente dhe DEA kanë në tryezat e punës “një mal” me përgjime dhe dosje të bujshme, ku siç mëson gazeta, janë të përfshirë disa politikanë “VIP”. Kjo lëvizje e amerikanëve ka ardhur, si rezultat dhe nga “lumi” i kokainës që po zbarkon në portin e Durrësit dhe jo vetëm, amerikanët kanë vendosur që zbarkojnë vetë në Shqipëri për të ndjekur operacionet, pasi e cilësojnë vendin tonë si nyje në Ballkan dhe jo vetëm. Padyshim që ky është një lajm i mirë për autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe i keq për krimin dhe politikanët apo biznesmenët e lidhur me rrjetet e trafikut.

Rrezikohen të arrestohen 4 politikanë të lartë shqiptarë

Por me ardhjen e DEA-s amerikane në Shqipëri, politika shqiptare duket se është futur në ankth. Pozitat e 4 politikanëve shumë të rëndësishëm në vendin tonë do të shkunden nga themelet, pasi kanë dalë zbuluar në biseda me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale. Edhe këtë hetim e kanë në dorë ndërkombëtarët, pasi ata kanë në dorë përgjimet ku shfaqen këta zyrtarë të fuqishëm. Janë transkriptuar qindra biseda mes anëtareve të grupeve kriminale. Bisedat kryesisht lidhen me trafikun e drogës dhe vrasjeve që kanë ndodhur për larje hesapesh.

Katër personazhet e fuqishëm të politikës po hetohen nga Brukseli si të lidhur me krimin e organizuar, në afera për blerje votash, si edhe shantazh ndaj kundërshtarëve. Ata ia kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare në kuadër të kryerjes së verifikimeve që janë në vazhdim i një hetimi të nisur prej tyre. Mësohet se të dyshuarit kanë komunikuar mes tyre në aplikacione si Encro Chat, Sky Ecc por, edhe Matrix, apo edhe në telefona “BQ”. Kjo do të thotë se 4 politikanët shqiptarë, rrezikojnë, pas hetimeve të thelluar që DEA do të bëjë në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri. Megjithatë, mbetet të shihet  në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujotjmë se këtë të premte, mbërritjen e agjentit special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy e njoftoi vetë ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Leddy dhe personeli shtesë i DEA-s, do të bashkëpunojnë me SPAK për forcimin e partneriteti në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Diplomatja ka diskutuar me agjentin Leddy, për të ardhmen e pranisë së DEA-s në vendin tonë.

Agjentët e DEA-s, takim sekret në SPAK

Përveç agjentit special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve në SHBA (DEA), Brendan Leddy, një grup agjentësh dhe oficerësh të anti-drogës amerikane DEA, kanë zhvilluar një takim sekret në SPAK pak muaj më parë. Katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë. Takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë. Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qendra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin. Mësohet se ata kanë marrë informacione për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments