Devoll/ Do më gjeni të hedhur në kanal,dyshoj se makinën ma dogjën njerëzit e ish kryebashkiakut Nallbati.
Deizi Arapi,e reja nga Bilishti,makina e të cilës u dogj gjatë natës ka deklaruar pêr mediat se ndihet e kërcënuar për jetën. Ajo i deklaroi policisë se ka dyshime që autori i zjarrvënies mund të jetë një person që punon në karburantin e deputetit Nallbati,me të cilin ka pasur debate verbale për shkak të largimit nga puna të nënës së saj.
Nga ana tjetêr deputeti i PD Bledion Nallbati,hodhi poshtë akuzat duke mohuar të ketë lidhje me djegien e makinës së të resë,të cilës e njëjta ngjarje i ka ndodhur edhe 4 vite më parë.
@NewsIn.Al

